0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Neonazistët grekë duan ta rrethojnë kufirin me mina!

Më të lexuarat

Kur një vend e kaplon kriza ekonomike, radikalizmi i shoqërisë vazhdimisht rritet. Greqia, e cila po mbahet me infuzionet e Bashkimit Evropian dhe Fondit monetar Ndërkombëtar, mund të goditet edhe nga një e keqe tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Sipas sondazheve, forcat neonaziste pritet të fitojnë vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament.

 Sipas sondazheve, pritet që partia e ekstremit të djathtë, Hris Avgi, të fitojë vende në Parlamentin Grek për herë të parë në historinë e saj. Këto do të jenë zgjedhjet e para të përgjithshme në vendin anëtarë të Bashkimit Evropian që prej kredisë madhore të akorduar në mars, e cila u shoqërua me një paketë masash drastike dhe shkurtimesh buxhetore.

Sipas ligjit grek, pragu zgjedhor për të qenë pjesë e parlamentit është 3 për qind, dhe sipas analistëve, Hris Avgi (Agimi i Artë), në zgjedhjet e ardhshme me siguri do ta gjej vetën në parlament. Deputeti apo deputetët e kësaj partie, varësisht nga rezultatet, nuk do të jetë e vështirë të dallohen, pasi sipas traditës, nga koka deri te këmbët do të jenë të veshur me të zeza.

“E dimë që ne nuk do të mund të formojmë qeverinë, por sikur ta kishim mundësinë e para punë që do të bënim është pastrimi i vendit nga emigrantët e huaj. Do t’i largonim nga vendi ynë me qejf apo me zor. Madje do t’i largonim edhe disa prej atyre që nuk i kemi për qejfit edhe pse janë grekë”, ka thënë zyrtari i lartë i kësaj lëvizje, Frangiscos Poirihis, duke aluduar tek politikanët grekë të cilët e shohin subjektin Hris Avgi si rrezik për destabilizim të Greqisë.

Poirihis ka thënë se Greqia është derë hyrëse për 90 për qind të emigrantëve në Bashkimin Evropian, andaj sipas tij, zgjidhja më e mirë do të ishte pastrimi i vendit nga të huajt brenda disa muajsh, si dhe vendosja e minave tokësore përgjatë vijës kufitare të shtetit grekë.

“U paraqitën para 20 vjetësh E përbënin një grusht njerëzish dhe asnjëherë deri tani nuk kanë mundur të fitojnë më shumë se 0.23 për qind. Kriza ekonomike e ka rritur interesimin për këtë organizatë. Përparësia më e madhe e tyre është se kanë vepruar shumë në ilegalitet, ndaj njerëzit nuk i njohin siç politikanët tjerë, që i identifikon si të korruptuar ose jo”, tha një analist grek për Reuters, pa dashur t’i bëhet publik emri. Ai ka thënë se për t’u bërë anëtar i kësaj lëvizje duhet të kalosh nëpër testim që zgjatë deri në tre vjet.

“Ne jemi e ardhmja e ndritur e Greqisë, për komunistët jemi nazist, për socialistet jemi fashist, për konservatorët jemi ekstremistë të djathtë, por le të na quajnë si të duan, atë që e bëjmë, e bëjmë me krenari, ka thënë njëri nga anëtarët e kësaj organizate i njour me nofkën Nas.

Ndërkohë lideri i Partisë Socialiste Greke (Pasok), Evangelos Venizelos, paralajmëroi mundësinë e një rritje dramatike të mbështetjes për ektremin e djathtë në zgjedhjet e 6 majit. Ai ka thënë se nuk duhet të lejohen që të hyjnë në Parlament një subjekt politik me përshëndetje naziste. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit