0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Nëntë testet që duhet t’i bëni me rregull

Më të lexuarat

Nëse kohë pas kohe praktikoni të kryeni nëntë testet e poshtme, do të bëni që sëmundjet të jenë larg jush. Kjo është këshilla që japin mjekët, ndërsa theksojnë se ato duhet të kryhen në periudha të cilat ua caktojnë vetë mjekët specialistë.

1. PAP testi te femrat

Ekspertët thonë se PAP testi, është një prej analizave më të rëndësishme për femrat. Nëse keni në plan të mbeteni shtatzënë, duhet patjetër dhe në mënyrë të domosdoshme që paraprakisht ta kryeni PAP testin. Megjithatë, mjekët këshillojnë që çdo femër duhet të bëjë një kontroll të tillë, të paktën çdo dy vjet.

2. Tensioni i gjakut

Kontrolli tjetër i rëndësishëm që duhet bërë sa më shpesh është edhe ai i tensionit të gjakut. Ky kontroll duhet bërë së paku një herë në gjashtë muaj. Nëse pesha juaj është 80-89 kg, ai duhet të jetë 120-139 mmHg (milimetër zhivë). Nëse vëreni që keni problem gjatë matjes, patjetër që duhet të konsultoheni me mjekun. Nëse vuani nga diabeti, kolesteroli i lartë, probleme me zemrën, atëherë ky kontroll duhet të jetë më i shpeshtë dhe presioni të mbahet nën kontroll.

3. Kontrolli i lëkurës

Edhe kontrolli i lëkurës është shumë i rëndësishëm, i cili fillimisht duhet bërë edhe vetë pa praninë e mjekut. Kështu, kur shkoni të bëni dush, ose kur përgatiteni të visheni mund të kontrolloni lëkurën e trupit tuaj për ndonjë nishan të çuditshëm, njolla etj. Nëse vëreni diçka te pazakontë, menjëherë duhet të konsultoheni me dermatologun

4. Niveli i kolesterolit

Kolesteroli është një tjetër problem, ndaj këshillohet edhe kontrolli i tij. Kryesisht, personat të cilët ushqehen keq dhe nuk kane një regjim ushqimor, konsumojnë fast food, janë me te prirë të kenë një shëndet jo te mirë dhe duhen patjetër të bëjnë një kontroll të kolesterolit.

5. Kontrolli i dhëmbëve

Të shkosh te stomatologu është këshilla e pestë e mjekëve. Stomatologët theksojnë që çdo person duhet të bëjë një kontroll të dhëmbëve çdo 6-12 muaj. Kujdesi ndaj kontrollit oral dhe dhëmbëve ndihmon edhe në eliminimin e parandalimin e shumë sëmundjeve, të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin.

6. Kontrolli i fortësisë se kockave

Edhe kontrolli i mineraleve dhe fortësisë së kockave është më i rëndësishëm te femrat, po jo vetëm. Ky kontroll veçanërisht është i rëndësishëm për gratë e moshuara të cilat janë në fazën e menopauzës dhe pas menopauzës.

7. Kontrolli i gjirit

Kontrolli i gjirit është një tjetër kontroll i rëndësishëm, veçanërisht duke pasur parasysh se rastet e tumoreve të gjirit janë shtuar së fundmi. Është mirë që kontrolli i gjirit te mjeku të bëhet së paku një herë në dy vjet.

8. Test për organin gjenital tek meshkujt

Te meshkujt këshillohet një test tjetër, ai për organin gjenital. Te gjithë meshkujt duhet patjetër te bëjnë një vetëkontroll të organit të tyre, çdo dy javë. Nëse ju vëreni ndonjë shenjë, ndjeni erëra të këqija ose diçka të pazakontë tek testikujt, menjëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

9. Kontrolli i syve

I fundit që këshillohet, është kontrolli i syve. Secili prej nesh duhet patjetër që çdo një herë në vit, të bëjë një kontroll të syve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit