5.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Nënshkruhet marrëveshje për sigurinë ushqimore të Afrikës

Më të lexuarat

Katër organizata multilaterale u bashkuan me zyrtarët nga Unioni Afrikan në kryeqytetin e Ruandës, Kigali, për nënshkrimin e një marrëveshjeje për të zyrtarizuar angazhimin e tyre për të punuar së bashku në adresimin e sigurisë ushqimore në kontinent.

Organizatat që nënshkruan marrëveshjen janë Banka Botërore, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e OKB-së (FAO), Grupi i Bankës Afrikane të Zhvillimit dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD).

Ceremonia e nënshkrimit u realizua në Dialogun Afrikan për Udhëheqjen e Sigurisë së Ushqimit, që përfundoi sot.

Nënshkrimi zyrtarizoi bashkëpunimin në zbatimin e vendimeve për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore në kuadër të Deklaratës e Malabo-s për Rritjen e Shpejtuar të Bujqësisë dhe Transformimin e miratuan në vitin 2014 nga Asambleja e Unionit Afrikan në Malabo, Guinea Ekuatoriale, nën të cilën vendet u angazhuan për t’i dhënë fund urisë në Afrikë deri në vitin 2025.

Marrëveshja obligon organizatat që të mbështesin veprimet urgjente për të përshtatur bujqësinë e Afrikës në ndryshimin e klimës, të çrrënjosë urinë dhe kequshqyerjen dhe të promovojnë sisteme ushqimore elastike, efikase dhe gjithëpërfshirëse, si dhe të krijojnë vende punë në vlerat bujqësore për një popullatë të re me rritje të shpejtë.

“Për këto qëllime, ne theksojmë nevojën për të zbatuar angazhimet për bujqësi dhe sigurinë ushqimore të përfshirë në Deklaratën e Malabo-s, Axhendën 2063 dhe Marrëveshjen e Parisit për Ndryshimet e Klimës”, thuhet në njoftimin e lëshuar pas nënshkrimit.

Nënkryetari i Bankës Botërore, Hafez Ghanem, nënshkroi në emër të huadhënësit global ndërsa zv/drejtoresha e përgjithshme e FAO-s, Helena Semedo, nënshkroi në emër të agjencisë ushqimore të OKB-së.

“Nga 50 vendet më të pasigurta të ushqimit në botë, 31 janë vende afrikane. Prandaj, ne duhet të ndërmarrim veprime specifike për kontinentin tonë për të garantuar sigurinë ushqimore”, tha pas nënshkrimit Gilberto Houngbo, kreu i IFAD-it.

Sipas marrëveshjes, organizatat u angazhuan për të punuar brenda një kornize të sistemeve ushqimore për të përshtatur bujqësinë e Afrikës në ndryshimin e klimës dhe për të rritur në mënyrë të qëndrueshme produktivitetin, për të rritur qëndrueshmërinë dhe për të reduktuar humbjen e ushqimit dhe mbeturinave përderisa përmirësojnë menaxhimin e tokës, ujit dhe biodiversitetit.

Një ekspert i bujqësisë në takim për AA tha se marrëveshja është e rëndësishme, pasi organizatat do të koordinojnë më mirë në vend dhe në nivel rajonal. Ai tha se veprimet e përbashkëta mund të çojnë në ndikime më të mira sesa ato që organizatat individuale mund të ofrojnë të punojnë veçmas.

Duke folur në këtë ngjarje, presidenti i Ruandës, Paul Kagame, përmendi nevojën për një kontinent që në të vërtetë po përparon në “çdo kuptim të termit”, duke shtuar se bujqësia është padyshim themeli i prosperitetit të Afrikës.

Duke vënë në dukje se kontinenti është në rrugën e duhur me objektivin e Deklaratës së Malabo-s për çrrënjosjen e urisë deri në vitin 2025, Kagame paralajmëroi se nënvlerësimi mund të ndikojë negativisht tek fëmijët e sotëm gjatë gjithë jetës së tyre dhe të vendos në rrezik të gjithë axhendën e zhvillimit njerëzor në Afrikë nëse tendenca lihet e pakontrolluar.

Më shumë se 250 delegatë, përfshirë zyrtarë të lartë dhe drejtues të organizatave kryesore që mbështesin programe të mëdha të sigurisë ushqimore në Afrikë, marrin pjesë në Dialogun Afrikan për Udhëheqjen e Sigurisë Ushqimore.

Në një raport, FAO ka thënë se kohëve të fundit Afrika është rajoni më i pasigurt në botë për ushqime, me rreth 256 milionë njerëz që përballen me nënushqyerje në vitin 2018.

FAO thekson se situata po përkeqësohet në shumë pjesë të kontinentit për shkak të efekteve negative të ndryshimit të klimës në produktivitetin bujqësor, degradimin e burimeve natyrore, rritjen e shpejtë të popullsisë, rritjen e brishtësisë dhe pasigurisë, si dhe stanjacionin ekonomik./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit