0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Nënë Minja (Emine Derhemi), simbol i besimit që s’plaket

Më të lexuarat

Nënë Min’ja s’ka facebook, s’ka insta e as snapchat, por është më VIP-e se krejt vipat e marrë së bashku. Ajo është simbol i besimit që s’plaket, i durimit që nuk soset dhe i forcës që s’shterron. Është simboli i amësisë pa qenë nënë dhe i dashurisë pa kushte.Nënë Min’ja është nënë zemre e shumë vajzave dhe djemve të dikurshëm, që sot janë bërë gra e burra. Në zaman të vet, nënë Mines s’guxoje t’i dilje dot përpara se s’të linte beqar/e (Hahah). E kishte gjithmonë gati një propozim për martesë. Madje edhe si i/e martuar, ajo të pyeste: “Gruaja/burri i kujt ishe ti mi nonë?” (Donte të sigurohej se ishe ‘rregulluar’, haha).

Për mua, përtej të gjithave, ajo është simbol i rezistencës. I rezistencës së një besimi që ngërthen fazat e jetës me radhë. Ndonëse ka shumë vite në Islam, ajo mbetet po aq e përunjur në shpirt. Në një bisedë të para do kohëve me të, kur e pyetëm se sa vite kishte në Islam, ajo u përgjigj: “Ah moj bijë, s’ka rëndësi se sa kam jetu n’ Islam, por se a do të vdes n’Islam!”

Lutem me zemër që ajo dhe të gjithë ne, të shkojmë pranë Zotit tonë duke qenë besimtarë të sinqertë e të bindur ndaj Tij.

Amin!

PS: Për Nënë Minen ka shumë për të folur. Fjalët e mia janë vetëm një grimcëz e vogël, që mund t’i japë shkëndija dikujt për të bërë një artikull të posaçëm për të.

Të mos presim të bëjmë ashtu siç bëjmë përherë: që flasim mirë për tjetrin vetëm kur ai s’është më.
Nga Klodi Smajlaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit