Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rugovë të Pejës ka dalë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Përfaqësues të kësaj dege kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë proces, duke thënë se një pjesë e madhe e tokës së Kosovës i kalon Malit të Zi.
Ata kanë akuzuar komisionin shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi për mungesë transparence.
“Shënjimi i kësaj vije kufitare dhe vlerësimi i komisionit ndërkombëtar për këtë proces, për ne janë të papranueshme”, kanë thënë përfaqësues të degës së LDK-së në Rugovë nëpërmes një konference për media.