1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nënave tona

Më të lexuarat

Nënave tona
Nga krijesat më të nderuara
Janë edhe nënat e bekuara,
Në Kur’an ato janë urdhëruar
Fëmijët e tyre për t’i edukuar.

Ne si fëmijë jemi të obliguar
Nënat tona pë t’i respëktuar
Nëse ne ato nuk i rrespektojmë
Xhennetin nuk do ta e fitojmë

Falë Allahut që nënën time e udhëzoi
Që kujdesin më të madh ajo ma kushtoi,
Sepse me mund më rriti dhe më edukoi
Në Medrese me kënaqësi ajo më dërgoi

Cdo natë pa gjumë asaj i ka kaluar
Për mua duke u kujdesur dhe gajluar
Cdo ditë duke u merzitë dhe derdh lot
Sepse pa mua nuk rrinte vetëm dot

Allahun pandërprerë duke e kujtuar
Duatë në çdo kohë duke ia dërguar,
Prej Atij një kerkesë duke e kërkuar
Se evladin Atij amanet ia ka dorëzuar.

Në Medrese unë shumëçka mësova
Vlerën e nënës më shumë e kuptova,
Jetën e ndryshova, Atij iu Drejtova
Hifzin e Kur’anit në medrese e fillova.

Eh, një kohë e gjatë ka kaluar
Hifzin jamë duke e përfunduar,
Dëshirën e prindërve po e plotësoj
Kënaqesinë e Allahut dua që ta fitoj

Allahun unë shumë e falëndëroj
Që në këtë rrugë mua më udhëzoi,
Sepse çdo të mire Ai më mësoi
Hifzin e Kur’anit mua ma mundësoi.

Prandaj i lutem Atij duke qarë me lot
Që ta mëshiroi nënën time në atë botë,

Neve na bashkoftë Allahu në Ahiret
Duke na shpërblyer me Xhennet.
S.A

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit