-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nëna masakron të birin me 90 goditje gërshërësh, e kafshoi ndërsa i jepte gji

Më të lexuarat

Një foshnje 8-muajshe i mbijetoi në mënyrë të pabesueshme 90 goditjeve me gërshërë, shumica në fytyrë, nga nëna e tij. 

I mituri Xiao Bao u gjet në një pellg gjaku më parë gjatë javës nga xhaxhai i tij, në Xuzhoi, krahna e Jiangsusë.

Në gjendje shoku, xhaxhai shoqëroi me urgjencë foshnjen në spital, kur pati nevojë për një ndërhyrje urgjente dhe mbi 100 qepje në të gjithë trupin.

Sipas mediave kineze, e alarmuar nga ngjarja makabër, policia nisi një hetim të menjëhershëm, e duke qenë se foshnja ishte gjetur i vetëm në shtëpi, në fillim u besua se kjo mund të kishte qenë vepër e ndonjë hajduti që mund të kishte hyrë në banesë dhe që mund të ishte alarmuar nga të qarat e fëmijës.

Megjithatë, në mënyrë të pabesushme, mbi gërshërët që ishin përdorur si armë krimi u gjetën gjurmët e gishtërinjve të nënës së fëmijës.

E vendosur në arrest, nëna rrëfeu në një komisariat policie se kishte masakruar të birin si ndëshkim, pasi ndërsa ishte duke e ushqyer me gji, ai e kishte kafshuar me dhëmbët e porsadalë.

Shpjegimi absurd ka bërë që të mblidhet një komision ekspertësh të psikiatrisë, ndërsa paradoksalisht, të afërmit tashmë shpresojnë që të vërtetohet se gruaja është e sëmurë mendësisht, pasi ndryshe askush nuk mund të kuptojë sjelljen mizore të saj ndaj të birit./TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit