1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nëna hodhi të birin nga kati i tretë, pas zënkës në telefon me ish-bashkëshortin

Më të lexuarat

Pas zënkës në telefon me ish-bashkëshortin, një nënë e mllefosur e ka hedhur të birin nga kati i tretë i një hoteli në Kinë.

Për fat të mirë, katërvjeçari i ka shpëtuar rënies prej dhjetë metrave lartësi, pasi ra në një kosh plehrash.

Nën akuzën për lëndim me paramendim, 35-vjeçarja me mbiemrin Zhang është dërguar në komisariat. Fëmija është nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se ajo ishte shkurorëzuar para një dite dhe po fliste në telefon me ish-bashkëshortin për kujdestarinë e fëmijëve, gjashtë dhe katërvjeçar. Ata ishin pajtuar, që djalin e madh ta mbante nëna, teksa i dyti të rritej me babanë.

E vendosur që t’i mbante të dy, ajo shkoi të pushonte në një hotel në provincën Hunan.

Nuk dihen çfarë i shkaktoi rrethanat, kur humbi kontrollin dhe hodhi fëmijën, ndërsa rasti është nën hetime.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit