1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Negociatat sekrete Prishtinë-Beograd

Më të lexuarat

Një dokument diplomatik perëndimor nga Beogradi i shkruar me gjuhë të përafërt me atë të kabllogrameve amerikane, verifikon mossinqeritetin e shteteve të Quintit që një kohë të gjatë kanë kërkuar nga Prishtina dialog vetëm me “qytetarin e veriut” të Kosovës.

Zëri shkruan se dokumenti që daton nga koha kur pushtetin në Serbi e kishte Boris Tadiq, flet për dëshirën e pranuar të Beogradit për negociata sekrete me Prishtinën. Përgjatë këtyre negociatave, përmes një vendimi administrative do krijohej territor i veçantë i quajtur “Veriu i Kosovës”.
Ndonëse nuk përdoret askund termi autonomi për veriun, një prej pikave thotë: “Të drejta të zgjedhura dhe status për serbët që jetojnë në komunat e veriut të Kosovës, ku serbët përbejnë shumicën, duke e krijuar një rajon të vetëm të quajtur Veriu, me të drejta të veçanta të përfaqësimit”.
Javën e kaluar mediat kanë raportuar për një lobim të fuqishëm që Beogradi po e bën të amerikanët duke kërkuar të drejtën për serbët te veriut të Kosovës që përmes zgjedhjeve të kenë parlamentin e tyre me të drejta ekzekutive./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit