Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, i ka siguruar tifozët se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Torino.
Ronaldo nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere, por ka pasur thashetheme në mediat italiane se ai mund t’i bashkohet ndonjë gjiganti tjetër evropian.
Agjencia italiane e lajmeve ANSA raporton se Nedved i siguroi përkrahësit e Juventusit, të cilit ishin mbledhur pranë Continassas për ta mirëpritur rikthimin e Massimiliano Allegrit në klub, se portugezi nuk do të largohet.
“Ai po vjen, ai po vjen”, u përgjigj Nedved kur u pyet për Ronaldon.
Ronaldo është duke i shijuar pushimet me familje pas Kampionatit Evropian dhe Nedvedi tha se ai do të kthehet në klub në ditët në vijim.