0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

NEC Life Touch L

Më të lexuarat

Microsoft nuk është ndërmarrja e vetme që po prezanton tabletët e rinj, NEC poashtu doli në treg me serinë e vet të tabletëve Life Touch L.

Versionet e NEC vijnë me dy modele, një për biznes dhe një për individë. Të dyja sistemet punojnë me Android 4.0. Versioni për individë vjen me madhësi hard disku 16GB dhe 32GB, ndërsa versioni për biznes do të jetë në dispozicion vetëm në 16GB. Life Touch është më i hollë se iPad.

Të dy tabletët janë prezantuar në Japoni, dhe ende nuk ka asnjë konfirmim nëse ato do të prezantohen dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Tableti për konsumatorë individual do të dalë në treg më 5 korrik, ndërsa ai për biznes pritet të dalë në fund të korrikut. I vetmi ndryshim midis tabletëve është se modeli për biznes ka një siguri më të mirë. Ata të dy kanë hollësi të njëjtë prej 7.9mm, pak më të holla se iPad, dhe të dyja peshojnë 540g pra prapë më pak se iPad.

Me këto parametra kaq të hollë dhe të lehtë, ju mund të mendoni se ato janë më të vogla se iPad, por jo. Të dy tabletët kanë një ekran 10.1 inçësh, me rezolucion 1200×800. Bateria është shumë mbresëlënëse, me një jetëgjatësi deri në 13 orë për lundrim në Ueb dhe rreth 10 orë për të shikuar video. Pra do t’ju duhet shumë mund që ta harxhoni baterinë. Ende nuk ka asnjë fjalë për daljen në MB dhe për çmimin përkatës. /PCWorld Albanian/kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit