Ne jetojmë në një botë, ku krijimi i Zotit është aq i bukur dhe aq madhështor saqë njeriu as nuk mund ta imagjinoj, aq delikate është ajo saqë edhe e padukshme për syrin e njeriut.
Për të sjellë në dritë këtë botë të padukshme, regjisori Louie Schwartzberg ndryshoj perceptimin e kufijve të kohës dhe të hapësirës me kamerat me shpejtësinë më të lartë, dhe me mikroskopët më të mëdhenj të zhvilluar deri më tani.
Klipi që po ndajmë me ju nxjerr në pah nga disa sekuenca nga projekti i tij i fundit, një film 3D me titull “Misteret e botës së padukshme”, e cila ngadalëson, përshpejton, dhe zmadhon mrekullitë mahnitëse të krijimit të Zotit në natyrë.
Sic thotë edhe autori, vërtet njeriu jeton si injorant rreth asaj që e rrethon. /kohaislame