2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në xhamitë në BeH u fal në mungesë xhenazja e viktimave nga sulmet terroriste në Turqi

Më të lexuarat

Në të gjitha xhamitë të cilat janë në juridiksion të Bashkësisë Islame të Bosnje e Hercegovinës, pas namazit të xhumasë është organizuar falja e namazit të xhenazes në mungesë, për viktimat nga sulmet terroriste që ndodhën të mërkurën dhe të enjten në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç në BeH, namazi i xhenazes është falur edhe në Sanxhak, Kroaci, Slloveni, Kroaci, Evropë, Kanada, SHBA dhe Australi.

Në xhaminë e Gazi Husrev-beut në Sarajevë, gjatë hutbes së xhumasë u tha se “solidariteti është një gjë për të cilën na mëson Islami, dhe se tani është i nevojshëm më shumë se kurë”. Ndërkohë, mbi një mijë besimtarë musliman u tubuan në xhaminë e mbretit Abdullah në Tuzëll për të falur xhenazen e viktimave nga sulmet terroriste në Turqi, duke shprehur kështu solidarizimin me popullin turk.

“Jemi të pikëlluar thellë. Ndjejmë keqardhje për këtë që ndodhi, si dhe për zhvillimet negative në botën Islame. Cili do që kryen akte terroriste në emër të Islamit, gabon rëndë duke na shkaktuar dëm kolektiv” tha Ahmed Huskanoviç, imami kryesor i Bashkësisë Islame nga Tuzlla.

Rikujtojmë se të mërkurën vonë në qendër të Ankarasë u krye një sulm terrorist mbi kolonën e automjeteve të Forcave të Armatosura të Turqisë. Të dhënat zyrtare flasin se 28 persona humbën jetën dhe 61 të tjerë u plagosën.

Nga të vrarët 27 ishin personel ushtarak dhe një civil. Një ditë më vonë, të enjten, gjashtë ushtarë u vranë dhe një tjetër mbeti i plagosur gjatë sulmit të organizatës terroriste PKK i cili ndodhi mes qyteteve Diyarbakir dhe Bingol.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit