3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në vjeshtë në Graçanicë mbahet panair ndërkombëtar

Më të lexuarat

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka nënshkruar sot Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit me Komunën e Graçanicës. Në emër të kësaj komune memorandumin e nënshkroi kryetarin Bojan Stojanoviq.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se Memorandumi hap dyert për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

AKB-ja, sipas Shahinit, ka përgatitur projektin e punësimit “Bursa e punësimit 2012” dhe me 28 maj për herë të parë do të mbahet edhe në Graçanicë.

Kreu i Aleancës së Bizneseve të Kosovës tha se në vjeshtë do të organizohet edhe një panair ndërkombëtar në Komunën e Graçanicës.

Bojan Stojanoviq, kryetar i Komunës së Graçanicës, shfaqi bindjen se aktiviteti “Bursa e Punësimit 2012”, do të mundësojë hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët e kësaj komune. Ai ofroi mbështetje për investimet që mund të bëhen, duke përmendur edhe potencialet që ofron kjo komunë për investitorët potencialë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit