4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në vitin 1912 Shkupi ka qenë me 80 për qind shqiptarë

Më të lexuarat

Dokumente të ndryshme statistikore japin të dhëna interesante për përbërjen e popullsisë në Shkup. Sipas një dokumenti të Ministrisë së Punëve të Jashtme(MPJ) të Italisë, në vitin 1912 Shkupi kishte 50 mijë banorë, prej të cilëve 40 mijë ishin shqiptarë, katër mijë bullgarë dhe 150 serbë dhe të tjerë, shkruan e përditshmja Lajm.

Historiani Skënder Hasani, i cili e ka gjetur këtë dokument gjatë studimit nëpër arkivat e ndryshme thotë se ky dokument tregon qartë se Shkupi ka pas shumicë absolute shqiptare.
“Menjëherë pas okupimit të Shkupit nga serbët në vitin 1912, serbët menjëherë kanë nisur jetësimin e projektit të tyre ku përmes reformës agrare kanë sjellë kolonë nga ‘shumadia’ dhe brendia e Serbisë dhe mes dy luftërave botërore ndjeshëm e kanë ndryshuar strukturën e popullsisë, por deri në vitet 1943 – 1944, Shkupi sërish ka qenë i dominuar nga shqiptarët”, thotë Hasani.
Sipas të njëjtit dokument gjatë luftës së dytë botërore Shkupi ka pësuar një ngritje të madhe të popullsie, gjegjësisht në Shkup dhe rrethinë kishin ardhur mbi 40 mijë kolonë.
Në dokumentin e MPJ-së italiane thuhet se në vitin 1943 – 1944 Shkupi numëronte 87 mijë banorë, prej të cilëve 33 mijë ishin shqiptarë.
“Edhe pse ishin sjellë kolona të ndryshme, Shkupi në atë periudhë sërish dominohej nga shqiptarët. Dihet fort mirë se në periudhën e pas luftës së dytë botërore u shfrytëzua momenti i depërtimit të shqiptarëve, gjegjësisht marrëveshja jugosllavo – turke për ti shpërngulur shqiptarët nga trojet etnike dhe një masë e madhe e shqiptarëve të Shkupit, sidomos rrethinës u shpërngulën në Turqi”, thotë Hasani, duke shtuar se më pas është shfrytëzuar edhe tërmeti i Shkupit i vitit 1963.
Hasani sqaron se pas kësaj tragjedie natyrore në Shkup u sollën maqedonas nga Egjeu dhe sllavë nga Evropa lindorë të cilët ngritën në mënyre enorme popullatën sllave në Shkup dhe nga këto politika shqiptarët janë dëmtuar në masë të madhe në përbërjen e popullsisë.
“Faktografia historike dhe statistikore tregon se deri në vitin 1963 Shkupi ka pas shumicë shqiptare. Pas kësaj tragjedie, nëpërmjet projekteve të ndryshme, shqiptarët nga shumicë absolute bëhen pakicë në Shkup”, thekson Hasani.
Ai sqaron se Shkupi që nga Iliria e deri në fund të perandorisë osmane ka qenë me shumicë absolute shqiptare.
“Gjatë periudhave të ndryshme kohore me plane dhe projekte të caktuara sllavët janë munduar ta thyejnë këtë nyjë të shqiptarëve në Shkup që ti realizojnë projektet e caktuara serbe e më vonë maqedonase që të mos lidhen shqiptarët me kontinuitetin historik dhe të shkatërrohet mbamendja historike”, thotë Hasani.
Dokumenti i MPJ-së italiane me të dhëna statistikore do të botohet së shpejti në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. /D.islame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit