SHKUP/TIRANË/PRISHTINË(AA) – Besimtarët muslimanë në vendet e Ballkanit falën namazin e taravisë së parë para fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Namazi i teravisë është falur nëpër xhamitë e Shkupit, Tiranës, Prishtinës, si dhe në qytete të tjera të vendeve të Ballkanit me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve.
Në Xhaminë Mustafa Pasha në Shkup besimtarët të shumtë me lutjet e tyre falën namazin e teravise, ndërsa xhamia ishte e mbushur plot.
Një pjesë e besimtarëve e falën namazin në oborrin e xhamisë, ndërsa edhe në xhamitë e tjera të Maqedonisë është falur namazi i teravisë së parë me pjesëmarrjen e qindra besimtarëve.
Në xhamitë në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë është falur namazi i teravisë së parë në prag të fillimit të muajit të Ramazanit.
Dhjetëra besimtarë muslimanë në Xhaminë e Pazarit të Ri në Tiranë kanë kryer ritet e tyre për faljen e teravisë së parë.
Xhamia e Madhe – Sultan Mehmet Fatih në Prishtinë, ishte e mbushur me besimtarë të cilët kanë falur namazin e teravisë së parë.
Pas faljes së namazit të jacisë dhe leximit të librit të shenjtë Kuranit, rreth 200 besimtarë kishin mbushur Xhaminë e Madhe në Prishtinë për të falur namazin e parë të teravisë.
Namazi i teravive falet çdo mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, pas namazit të jacisë, duke filluar një mbrëmje para fillimit të agjërimit dhe duke mbaruar një mbrëmje para ditës së Fitër Bajramit.