13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Në Turqi do të vijë delegacioni i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike për sulmin në Idlib

Më të lexuarat

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), për të mbledhur të dhëna në lidhje me sulmin me armë kimike të regjimit të Esadit në Idlib, do të dërgojë një delegacion në Turqi.

Organizata me qendër në Hagë të Holandës, do të mbledhë prova (kampion) në lidhje me gazin e përdorur në sulm dhe do të bisedojnë me të mbijetuarit.

Delegacioni pas inspektimeve, provat e mbledhura do ti dorëzojnë brenda 3-4 javëve në qendrën e tyre në Hagë.

Këto prova do të ndahen edhe me Kombet e Bashkuara.

Në punimet e deritanishme është ndaluar mbi gazrat sarin, klorin dhe mustardë (yprit).

Përfaqësuesi i Përhershëm i Anglisë në OKB, Matthew Rycroft, në një deklaratë të bërë dje tha se kampionët e marrë nga Han Shejhun tregojnë se regjimi i Esadit në 4 prill ndaj civilëve në Idlib ka përdorur gaz sarin ose armë kimike me substancë të ngjashme.

Në sulme kishin humbur jetën rreth 100 civilë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit