-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në tetor për herë të fundit ndryshon ora

Më të lexuarat

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë një afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur qoftë për të qëndruar përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Ora nuk do të ndryshojë sërish dy herë në vit dhe kjo do të nisë nga tetori i këtij viti.

Bashkimi Evropian, përmes Komisioneres Evropiane për Transportin, Violeta Bulc ka njoftuar se mosndryshimi i orës dy herë në vit në të gjithë kontinentin do të fillojë nga tetori i vitit 2019.

Kjo praktikë u përdor si një mjet për të ruajtur energjinë gjatë luftërave botërore, si dhe krizave të naftës të viteve 1970 dhe u bë ligj në të gjithë bllokun në 1996.

Të gjitha vendet anëtare të BE-së kanë afat deri në prill të vitit tjetër për të vendosur që të qëndrojnë përgjithmonë në zonën e kohës verore apo në zonën e dimrit.

Postimi i Bulcit:

Në Evropë, siç dihet shtetet i ndryshojnë skemat e tyre 60 minuta para të dielës së fundit të marsit, ndërsa në tetor ata i kthejnë akrepat 60 minuta pas.

Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha shtetet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i japin zgjidhje praktikës së ndryshimit. Komisionerja Evropiane për Transportin deklaroi se duhet të gjendet një konsensus midis shteteve anëtare të Parlamentit Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit