Pas trembëdhjetë vjet trazirash e rebelimesh, çështjes së veriut të vendit, gjatë tetorit të këtij viti do ti vihet përfundimisht “kapaku”.
Në fillim të muajit të ardhshëm në Bruksel do të takohen drejtuesit e institucioneve të vendit dhe udhëheqësit e strukturave paralele të veriut, të cilët do të nënshkruajnë marrëveshjen për stabilizim të kësaj zone të “rebeluar”.
Kështu të paktën kanë deklaruar burime ndërkombëtare për gazetën “Zëri”. Ato i kanë bërë të ditur gazetës se marrëveshja do të nënshkruhet nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i ashtuquajturi Këshillit Kombëtarë Serb në Kosovë, Marko Jakshiq, ndërsa do të precizojë shumë çështje të cilat prej përfundimit të luftës janë duke e pamundësuar shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veri të Kosovës.
“Gjithçka do të rregullohet vetëm me nënshkrime. Është një marrëveshje që po hartohet në Bruksel, e cila do të nënshkruhet nga Hashim Thaçi e Marko Jakshiq. Ajo do të përmbajë tri-katër pika, ndër to, kryesorët janë: policia, gjykatat dhe doganat të jenë unike. Pra nuk do të ketë polici, gjykata e dogana paralele”, ka thënë ky zyrtarë i lartë ndërkombëtarë për gazetën “Zëri”./kohaislame