Në Teheran, kryeqytetin e Iranit, si pasojë e shembjes së një ndërtesë 17-katesh pas zjarrit të rënë, sipas përcaktimeve të para humbën jetën 30 zjarrfikës.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, gjatë shembjes së ndërtesës Plasco që ishte një ndërtesat simbol të Teheranit, rreth 200 zjarrfikës ishin duke punuar për të shuar zjarrin që kishte rënë në orët e mëngjesit.
Pas shembjes së ndërtesës rruga u mbyll për trafikun ndërkohë që është evakuuar edhe ambasada turke që ndodhet në këtë rrugë.