1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në të gjithë botën ka 2.4 milion njerëz të trafikuar

Më të lexuarat

Zyrat për luftimin e krimit në OKB ka bërë të ditur se 2.4 milion njerëz në të gjithë globin janë viktima të trafikimit dhe 80% e tyre shfrytëzohen si skllave të seksit.

Yuri Fedorov, kreu i Zyrës për Drogën dhe Krimin në OKB në një takim me Asamblenë e Përgjithshëm është shprehur se 17% e të trafikuarve detyrohen të punojnë në shtëpi apo vende të tjera.
Ai shprehet se 32 miliard dollarë fitohen në vit nga kriminel që shfrytëzojnë rrjete të trafikimit dhe se 2 në 3 viktima janë femra.
Sipas Fedotovit, zyrat e të cilit e ka bazën në Vjenë, vetëm 100 viktima të trafikuar janë mundur të shpëtohen.
Ai bëri thirrje për bashkëpunim lokal, rajonal dhe ndërkombëtar për luftimin e këtij fenomeni.
Në nisje të takimit Fedotov tha se nevojitet rreth 1 milion dollarë për luftën kundër trafikimit por vetëm 47 000 dollarë ishte kontributi i deritanishëm. Në fund të takimit Australia ofroi 200 dollarë, Rusia 30 mijë dhe Luksemburgu 30 mijë të tjera. /shekulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit