2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në të ardhmen, celulari do të jetë mjeku juaj?

Më të lexuarat

Në një të ardhme jo shumë të largët, ju do arrini të merrni një diagnostikim dhe kurim të plotë nga celulari juaj, shumë kohë më përpara se ta keni kuptuar se jeni sëmurë. Pavarësisht se për momentin kjo mund të duket e pamundur, shkencëtarët shprehen se shumë shpejt do të bëhet realitet. Teknologjia ka vendosur që të luajë rol të rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, në këtë mënyrë pritet që të bëhen realitet sfida të vështira në lidhje me kujdesin shëndetësor. Problemet me shëndetin po bëhen gjithnjë e më të përhapura, si pasojë e plakjes së shoqërisë dhe shpikjes së sëmundjeve të reja, deri më tani të panjohura. Kjo mbingarkesë jo vetëm që ka kosto të madhe për shtetet, të cilat mbulojnë shërbimet mjekësore të të moshuarve, por edhe për sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Probleme të shumta shëndetësore të shkaktuara nga stili i jetesës, si për shembull obeziteti dhe diabeti, po pësojnë rritje drastike kudo nëpër botë. Shoqëria e sheh procesin e dixhitalizimit si mënyrën më të mirë për të mbështetur shëndetësinë. Imagjinata e shumë njerëzve mbi idenë e “piraterisë së trupit” ose të kuptuarit sasior të vetes, ka kapluar shumë mendje. Nëse arrihet krijimi i këtij aplikacioni atëherë do të krijohet një gjurmim mbi ushqimin që hamë dhe nëpërmjet një pajisjeje që duhet veshur, do arrijmë të numërojmë aktivitetin tonë fizik të çdo dite.

Këto pajisje do bëjnë të mundur kuptimin e menjëhershëm të gjendjes së shëndetit në bazë të të dhënave që janë mbledhur. Secili nga ne mund të përfitojë nga informacionet më të shumta mbi trupin dhe nga kujdesi që parashtron inspektimi i gjendjes trupore në çdo moment. E gjithë kjo arritje, ngadalë do të çojë në ndryshimin e mënyrës së sjelljes. Nëpërmjet lidhjeve të pajisjeve të shumta me shëndetin do të rritet ndjeshmëria e qytetarëve dhe secili do të bëhet më i përgjegjshëm për zgjedhjet që bën.

Njerëzit do të përdorin teknologjinë për të parandaluar apo diagnostikuar sëmundjet dhe në disa raste, do të bëhet e panevojshme të shkojmë edhe tek mjeku. Armatosja e njerëzve me kaq shumë informacion do të ndryshojë edhe më shumë rolin e mjekëve. Ata do të duhet të jenë më të përgatitur, do t’ju duhet të bëhen trajnerë në vend të një burimi informacionesh mbi diagnozën fillestare. Vetëdiagnostikimi nëpërmjet celularit do ta detyrojë mjekësinë që të përmirësojë kushtet shëndetësore.

Celularët “iPhone” kanë arritur suksesshëm të përballojnë një program, i cili është në gjendje të masë rrahjet e zemrës, duke shërbyer si kardiografi. Mendohet se “iPhone” do të jetë në gjendje shumë shpejt të masë edhe tensionin për personat që kanë nevojë. Klinikat private të shëndetit po paraqesin interes të madh për adoptimin e këtyre programeve, në mënyrë që të bëhet e mundur shpërndarja e pajisjeve diagnostikuese për çdo pacient.

“Celularët e zgjuar” të së ardhmes do arrijnë ta njohin trupin tonë më mirë se vetë ne. Mjekët do të ofrojnë një shërbim shëndetësor të bazuar mbi sjelljet tona të matura dhe mbi tregues të pasur shëndetësorë. Imagjinoni sikur në çdo çast të jeni në gjendje që vetëm nëpërmjet fotografimit nga celulari, të arrini të merrni diagnostikimin e problemit së bashku me të dhënat tuaja shëndetësore të deritanishme. Mendohet se në të ardhmen e afërt s’do të jetë aspak e vështirë dhe se ky projekt do të ndihmojë edhe zhvillimin e vendeve të varfra me kosto të larta shëndetësore, ku shumë persona nuk janë në gjendje të paguajnë për kurim.

Sigurisht që përveç pasojave pozitive që do të kishin këto arritje të mundshme teknologjike, do të na duhej të ndryshonim tërësisht edhe sistemin shëndetësor dhe mënyrën e taksimit të sigurimeve shëndetësore. Mbi të gjitha, celulari që vetëdiagnostikon njeriun duhet të shihet si një mënyrë e thjeshtë e kujdesit shëndetësor, që do të përmirësojë ndjeshëm nivelet e mjekësisë në planetin tonë. Bashkë me teknologjinë do të vijnë përfitime të mëdha ekonomike dhe njerëzore.GSH/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit