1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Në syfyr ka bereqet

Më të lexuarat

Disa nga dobitë e ngrënies dhe ngritjes në syfyr:

Transmetohet se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “تَسَحَّرُوا فَإِنَّ فِي السُّحُورِ بَرَكَةً
“Hani syfyr ngase ne syfyr ka bereqet”. (Buhariu dhe Muslimi).

Në këtë hadith madhështorë i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, na urdhëron për ngrënien e syfyrit, duke ngrënë bukë dhe duke pirë ujë në kohën e syfyrit.

Syfyri është përgatitje e muslimanit për agjërimin e ditës së nesërme. +Po ashtu, në hadith përmendet edhe urtësia e ngrënies së syfyrit, e ajo është fitimi dhe arritja e bereqeteve të mëdha të cilat fitohen me rastin e ngrënies së syfyrit.

Është mire që agjëruesi të vonojë ngrënien e syfyrit në kohën e fundit të natës, pak para se të hyjë koha e namazit të sabahut.

Ja disa dobi dhe mirësi të ngrënies së syfyrit:

1. Ngrënia e syfyrit është respekt dhe përgjigje ndaj urdhërit të Allahut dhe të Dërguarit të Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë: “مَّنْ يُطِعِ الرَّسُولَ فَقَدْ أَطَاعَ اللَّهَ

“Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur All-llahut”. (Nisa, 80).

“وَمَن يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزاً عَظِيماً

“E kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”. (Ahzab, 71).

وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ۚ ِ
“Atë që ua jep i Dërguari i Alllahut, merreni (veprojeni), e atë që ua ndalon, lëreni (largohuni).” ( Hashër, 7).

2. Syfyri është veçori e këtij ummetit dhe është prej gjerave që e dallojnë këtë umet nga ithtarët e librit.

Transmeton Imam Muslimi se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thene:
فَصْلُ مَا بَيْنَ صِيَامِنَا وَصِيَامِ أَهْلِ الْكِتَابِ أَكْلَةُ السَّحَر
“Ajo që dallon agjërimin tonë nga agjërimi i ithtarëve të librit është ngrënia e syfyrit…”. (Muslimi).

3. Arritja e hajrit (bereqetit) dhe ruajtja e bereqetit.

Ashtu siç transmeton Sehl Ibn Sa’di se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

لاَ يَزَالُ النَّاسُ بِخَيْرٍ مَا عَجَّلُوا الْفِطْرَ وأخرا السحور.

“Njerëzit vazhdojnë të jenë në mirësi derisa ta kryejnë iftarin shpejtë (hanë në momentin që ka hyrë koha) dhe ta vonojnë syfyrin (deri pak para se t’i dal koha)”. (Buhariu dhe Muslimi).

4. Syfyri e forcon besimtarin për adhurim dhe i jep me shumë forcë për punë, ndërsa njeriun e uritur shumë shpejt e kap dembelia dhe lodhja.

5. Allahu i mëshiron kurse melaiket kërkojnë falje për ata që hanë syfyrin.

Abdullah Ibni Omeri, radijAllahu anhuma, transmeton se i dërguari i Allahut, sallahu alejhi ue selaem, ka thënë : “إِنَّ اللَّهَ وملائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى المُتَسَحِّرِينَ

“Allahu dhe melaiket e Tij bien salavat ( Allahu mëshiron dhe melaiket kërkojnë falje) për ata, që hanë syfyrin”. (Transmeton Ibni Hibbani dhe Taberaniu ne El Evsat ndërsa Shejh Albani ka thënë se hadithi është hasen).

6. Syfyri i ndihmon muslimanit kundër moralit të keq, i cili ka mundësi të shfaqet si rezultat i urisë.

7. Koha e syfyrit është koha e bekuar, është kohë në të cilën zbret Allahu ashtu siç i takon madhërisë se Tij.

Transmetohet se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “يَنزِلُ ربُّنا تباركَ وتعالى كلَّ ليلةٍ إلى السماءِ الدُّنيا حين يَبقى ثُلثُ الليل الآخرُ يقول: مَن يَدعوني فأستجيبَ له، مَن يسألني فأُعطِيَه، من يَستغفِرُني فأغفِرَ له

” Zbret Allahu i Madhëruar në çdo natë, në qiellin e kësaj tokë, në kohën kur mbetet 1/3 e fundit e natës, dhe thotë: Kush me lutet qe t’i përgjigjem, kush me kërkon që t’i jap dhe kush me kërkon falje që t’ia fal”.  (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe, nuk është për t’u quditur se në këto kohra shpeshherë ndodh të ndëgjojmë dhe të shohim se ka robër të Allahut të cilët vetmohen me Allahun, duke falur namaz, duke u lutur dhe duke shpresuar në arritjen e shpërblimeve të mëdha dhe fitimin e kënaqësis sê Allahut dhe faljen e Allahut.
E kjo çështje madhore mund të arrihet edhe në zgjuarjen në syfyr gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

8. Syfyri, është një nga kohërat më të mira të kërkimit të faljes

Njëherit, edhe vetë Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar ata që kërkojnë falje në këtë kohë, dhe ka thënë:
“وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالأَسْحَارِ

“..dhe të cilët në kohën e agimit (syfyrit) kërkojnë falje”. (El Imran, 17),

“وَبِالأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet”. (Dharijat, 18)

Pra, ngritja për syfyr është shkak i arritjes së këtij nderi dhe arritjes së virtyteve të shumta të kërkimit të faljes tek Allahu për mëkatet dhe arritjes së bereqeteve të panumërta.

9. Ngritja për syfyr është mundësi e artë që të mos i ik muslimanit falja e namazit tē sabahut me xhemat në xhami, për vlerën e të cilit askush prej nesh nuk dyshon.

10. Ngritja në syfyr largon mundësin e mosfaljes së namazit me xhemat në xhami, ngase mosngritja në syfyr rrezikon humbjen e namazit me xhemat në xhami dhe për një gjë tê tillë tê gjithë ne jemi të vetëdijshëm.
Gjithashtu, vërehet qartë se në Ramazan në namazin e sabahut kemi mê shumë xhemat në xhami dhe një nga shkaqet kryesore është ngritja nê syfyr.

11. Ngritja në syfyr mund të shëndrrohet në adhurim, nëse njeriu me të e ka për qellim forcimin e vetes për ibadet dhe pasim të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem.

12. Agjëruesi nuk ngrihet në syfyr si shkak i adetit të ngritjes me familjarët, por ai zgjohet ngase këtë gjë e llogarit adhurim ndaj Allahut.
Pra, agjëruesi përmallohet për ngritjen në syfyr. Ndërsa ai, që nuk ha syfyrin, ndodhë që agjërimi t’ia shtojë urinë dhe ta pengojë kështu nga këto të mira.

Dhe në fund!
Mirësitë dhe begatitë e syfyrit janë te shumta, dhe vështirë se mund të përkufizohen në shifër, ngase Allahu në fenë e Vet ka lënë sekrete dhe urtësi, të cilat nuk i arrijnë dot mendjet tona t’i përceptojnë dhe t’i numërojnë.
Nuk ka dyshim se ia vlen që t’i përkujtojmë këto dobi dhe urtësi të syfyrit vëllezërve tanë agjërues, në mënyrë që të gjithë të gëzohemi me shpërblimet e panumërta të Allahut në dunja dhe në ahiret.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit