1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Në Skoci, financimi i bazuar në Islam, po merr hov të madh

Më të lexuarat

Financimi Islam është në rritje në Skoci. Ekzistojnë më shumë institucione në Mbretërinë e Bashkuar, krahasuar me cilindo vend tjetër në Evropë apo në Amerikën e Veriut, të cilat ofrojnë këtë formë inovative investimi.

Financimi islam përfshin zbatimin e Sheriatit, sistemit të ligjit fetar i cili zbatohet për individët të cilët i takojnë besimit musliman, lidhur me bankat dhe financat moderne. Karakteristika e tij më e theksuar është ndalimi i normës së interesit, duke i dhënë përparësi ndarjes së rrezikut të ngjashëm me kapitalin mbi borxhin. Megjithatë, ai vjen me një gamë më të gjerë kushtesh, duke përfshirë largimin nga asetet që nuk përputhen me Sheriatin, si duhani, alkooli dhe armët e luftës; ndalimin e çdo transaksion që përfshin secilin nivel të spekulimit ose lojërash fati; dhe një kërkesë për siguri brenda kushteve kyçe të çdo kontrate.

Ndërsa financimi islam bazohet në Ligjin e Sheriatit, i cili është i hapur për këdo, pavarësisht nga besimet e tyre individuale, në fakt, janë shumë pak transaksione të cilat janë të ndjeshme ndaj ndalimeve fetare.

Sektori global i financave islame është i përfshirë me mbi 1400 institucione financiare që janë aktive në 67 vende të botës, me asete të vlerësuara aktualisht në 3.5 trilion dollarë amerikanë.

Transaksionet e financave islame janë tashmë të vendosura shumë mirë në Skoci. Sa per ilustrim, në vitin 2012 Gatehouse Bank në përputhje me Sheriatin bleu selinë e Petrofac në Aberdeen, kështu që, kjo tregon se ky financim nuk është një fenomen i ri, por kjo formë financimi është gjithnjë në rritje.

Gjatë pesë viteve të fundit, në kuadër të financave islame, Skocia ka realizuar gjithsej 250 milion funte, marrëveshje të investimit të pronës të kryera në Glasgow, Edinburg dhe Aberdeen. Kjo përfshin blerjen e West Campus prej 46 milionë funtave, një pronë komerciale në Westhill Business Park të Aberdeen, nga Gulf Islamic Investments në vitin 2018 si pjesë e zgjerimit të portofolit të saj ndërkombëtare; dhe blerja prej 55 milion funteve e zyres Atlantic Quay 1 të Glasgow-it, e cila është një zyre kryesore e klasës A, me një sipërfaqe prej 122 mijë metrave katrore, e blerë nga Banka e Londrës dhe Lindja e Mesme, në partneritet me Darin Partners.

Në fillim të këtij viti, CMS këshilloi Abu Dhabi Islamic Bank – e cila është një institucion kryesor financiar në përputhje me ligjin e Sheriatit – për ofrimin e financimit të strukturuar islamik, në një vlerë prej 20 milion futnteve, për Urbium Capital Partners në mënyrë që të siguronte blerjen e dyqanit Sainsbury në Edinburg.

Siç mund të shihet nga këto transaksione, financimi i mbështetur në Islam, është rritur në Skoci dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar gjatë dy dekadave të fundit. Ky zhvillim është nxitur në një masë të madhe nga krijimi i një fushe të barabartë të performimit, midis financimit islam dhe formave të tjera konvencionale të financimit, e mundësuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, nga një perspektivë rregullatore dhe tatimore. Si rezultat, këtu në Skoci tani po dëshmohet një rritje e investimeve nga investitorët, gjithnjë në përputhje me ligjin sheriatik, gjë që po sjellë përfitime për ekonominë tonë.

Rritja e financimit islam është kryesisht për shkak të asaj që ofron në tregun e M&A. Me çmime më të mira dhe fleksibilitet më të lartë në strukturimin e tij, ai ofron një mundësi ideale për palët që kërkojnë akses në burime më likuide financimi ose burime për investitorë të rinj.

Financimi Islam, do të ofrojë  kushte shumë më të mira tregtare, në krahasim me ato të disponueshme nga financuesit konvencionalë. Kombinimi i financave islame me produkte më të përshtatshme, mund të sigurojë që transaksionet të jenë më të pranueshme dhe t’u sigurojë investitorëve një diversifikim më të madh të portofolit të tyre si pjesë e planifikimit të kujdesshëm financiar.

Rritja globale e financave islame, po ndodh në një moment kyç në kohë kur ekonomia botërore po kërkon opsione të mëtejshme për t’iu përgjigjur disa sfidave të mëdha, të cilat ende nuk kanë gjetur shërimin nga ndikimi financiar i Covid-19.

Në kuader te Cop-26, fokusi i financimit islam, i cili është i përqendruar në metodat etike dhe mjedisore brenda vendimeve për investime, i jep asaj një shtysë të mëtejshme në ekonominë e sotme duke e bërë atë një opsion ideal për ata që kërkojnë të përqafojnë zgjidhje tjera financiare dhe inovatore përtej bankingut tradicional.

Financat islame me një praktikë të përhapur botërsisht, dhe një ekip avokatësh që këshillojnë klientët në mënyrë aktive, për transaksionet të bazuara në financat islame në Mbretërinë e Bashkuar të njohur si CMS, po merrin një rol udhëheqës në treg, me qëllim të promovimit të potencialit të cilin e posedon kjo formë financimi.

Ne jemi bashkuar me një sërë institucionesh të tjera, duke përfshirë Bankën e Anglisë (Bank of England), për të promovuar mënyrën se si financimi i bazuar në Islam, mund të kontribuojë drejt rezultateve pozitive ekonomike për të gjithë Skocinë, pavarësisht nga besimet e tyre fetare./scottishbusinessnew/

Përkthehu: EKONOMIA ISLAME

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit