Gjatë ditëve të fundit në frontet e luftës në Siri ka rënë në luftime kundër forcave të diktatorit Bashar al Asad edhe luftëtari shqiptar, Nimetulla Imeri, 38 vjeç nga fshati Gërçec i Shkupit. Nimetullah Imeri është një nga studentët që ka kryer studimet në shtetet arabe dhe se njihej si një përkrahës i opozitës siriane për rrëzimin e regjimit të Asadit. Ai njihej si luftëtar i njohur me emrin “Ebu Zejdi”, trasnemton INA. Para një jave në përleshjet në Siri u vra edhe Sami Abdullahu nga Shkupi, luftëtar i Bosnjes dhe i tri luftërave tona çlirimtare. Një muaj më parë në frontet e luftës në Siri ka rënë edhe Rasim Zeqiri nga Bellovishta e Gostivarit.