10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Në Shqipëri vazhdon tradita e bukur e shtrimit të iftareve dhe ndihmave nga institucionet turke

Më të lexuarat

Institucione dhe shoqata të ndryshme turke që operojnë në Shqipëri me aktivitete e tyre të larmishme organizojnë më rastin e muajit të bekuar të Ramazanit shtrime iftare dhe shpërndarje të ndimave humanitare.

 

Shoqata “Istanbul” që operon në Shqipëri prej vitesh me aktivitetet e saja arsimore, kulturore dhe humanitare mirëpriti para pak ditëve në sofrën tradicionale të iftarit në qytetin e Shkodrës përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor dhe atij qendror, drejtues të komuniteteve fetare, deputetë të kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të subjekteve politike dhe përfaqësive diplomatike, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, mësues, pedagogë, profesorë, mjekë, juristë të karrierës, njerëz të shquar të kulturës, artit, sportit dhe medias, njerëz të biznesit e të tjerë me kontribut për qytetin e Shkodrës dhe me gjerë, plot miq e të ftuar të cilët morën pjesë në këtë iftar të veçantë.

Në fjalën e tij hapëse, kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj foli për rëndësinë e aktiviteteve të tilla, të cilat jo vetëm që afrojnë njerëzit me njëri-tjetrin, por është edhe një shans i artë për të treguar vlerat e vërteta të shoqërisë dhe tolerancën dhe harmoninë fetare që e karakterizon Shqipërinë, në mënyrë të veçantë Shkodrën.

“…Shoqata Istanbul që prej 16 vitesh në muajin e madhërueshëm të Ramazanit shtron sofrën tradicionale të iftarit.

Për 30 ditë gjatë gjithë muajit të Ramazanit kjo sofër mirëpret dhe zbukurohet me mysafirët e saj të përhershëm, por sidomos me mysafirët e saj të veçantë: jetimët, te varfrit, individë dhe grupe të ndryshme shoqërore të cilët ia shtojnë edhe më tepër begatinë kësaj sofre dhe këtij vendi.

Ramazani është muaji i agjërimit, institucionit i cili kultivon tek njeriu qetësinë, maturinë, besnikërinë, edukatën e komunikimit në familje e shoqëri, durimin, gatishmërinë për të ndihmuar të tjerët, e plot virtyte të tjera të cilat i duhen shoqërisë sonë. Është muaji, i cili nxitë dhe rrezaton solidaritet, unitet, vëllazërim dhe barazi. Edhe bashkimi ynë në këtë vend, në këtë kohë dhe në këtë muaj merr kuptim dhe një vlerë të veçantë.

Sot, jemi sërish bashkë në këtë sofër modeste, por shumë domethënëse , që na dhuron përherë mirësi dhe begati të shumta.

Sot, jemi shumë krenare për arritjet tona dhe për frytet e bashkëpunimit me secilin prej jush dhe institucionet që ju përfaqësoni…”.

Më pas aktivitetin e përshëndetën imam Muhamed Sytari, myfti i zonës Shkodër, Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkodër, Çesk Millja, prefekt i qarkut Shkodër si dhe zv. ambasadori i Republikës së Turqisë, Sinan Cem Bash.

M. Sytari: – “…Falënderoj përzemërsisht valluan e dashur, z. Ridvan Seferaj për përshëndetjen e tij dhe këtë organizim të mrekullueshëm në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit. Kjo mbrëmje na ka mbledhur të gjithë si një familje e madhe që jemi të ftuar për të kontribuar për vendin dhe për qytetin tonë, si dhe për vlerat ma të mira të besimit, të harmonisë e të bashkëpunimit me njeri-tjetrin….”.

V. Ademi: – “…Muaji i Ramazanit është i rëndësishëm jo vetëm për besimin, por edhe për kultivimin e tij, për bashkimin dhe bashkëndarjen me njëri-tjetrin, si: diskutimin, durimin, paqen, bonësensin, pozitivitetin, shtrirjen e dorës për atë që ka më shumë nevojë, etj…”.

C. Millaj: – “…Më lejoni të uroj të gjithë myslimanët: Agjërim të lehtë dhe të pranueshëm! Le të na shërbejnë të gjithëve ne këto ditë të shënuara për të rezatuar besimin, bashkëpunimin, mirëqënien dhe bashkëjetesën, si vlerë dhe traditë që qarku jonë i Shkodrës e ka dhe e transmeton brez pas brezi…”.

S. Bash: -“…Është një kënaqësi e veçantë që ndajmë sonte emocionet dhe që gjendemi të pranishëm në këtë sofër kaq të mrekullueshme të iftarit të sotëm. Ne si përfaqësi dhe si ambasadë e Republikës së Turqisë në Tiranë kemi gjithmonë kënaqësinë dhe nderin që të jemi vazhdimisht prezent dhe të pranishëm pranë kësaj sofre të mrekullueshme. Padyshim që muaji i madhërueshëm i Ramazanit është kulmi i ndjenjave dhe i arritjeve shpirtërore të besimtarit…”.

Sofra tradicionale e iftarit organizohet prej mëse 16 vitesh nga shoqata “Istanbul” në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shoqata “Istanbul” vijon rregullisht shtrimin çdo natë të sofrës tradicionale të iftarit në mjediset e medresesë së vajzave “Haxhi Sheh Shamia”.

-Bashkia e Stambolit “Bajram Pasha” shtron iftar në kryeqytetin shqiptar, Tiranë

“Autokolona e Bereqetit” është ndalur në Tiranë, duke u organizuar iftar për 1500 persona.

E organizuar nën kujdesin e Bashkisë “Bajram Pasha” të Stambollit, me moton “Vëllazëria nuk njeh kufi”, në programin e iftarit në kuadër të “Autokolonës së Bereqetit”, merrnin pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, zyrtarë vendas, etj.

Ambasadori turk gjatë fjalës së tij, falënderoi organizatorët e bashkisë së “BajramPashasë”, ku ndër të tjerë vuri theksin dhe tek marrëdhëniet shqiptaro-turke.

“Ju përshëndes më ndjenjat më të mira shpirtërore përzemërsisht. Dëshiroj të falënderoj dhe bashkinë Bajram Pasha për këtë organizim madhështor ngjitur me xhaminë më të madhe në Ballkan. Edhe pse jemi larg vëllezërit shqiptarë i shohim si vëllezërit tanë. Siç e dini dhe ju Ramazan do të thotë të ndihmosh të tjerët. Për këtë arsye jemi për të shpërndarë sofrën shpirtërore tek secili. Ne si republikë kemi qenë më gjithë institucionet turke, duke filluar nga TIKA pranë jush”, tha Yoruk.

Gjithashtu, përshëndeti zv.kryetari i bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, i cili gjithashtu falënderoi organizatorët për mundësimin e një iftari të tillë. “Falënderimi im shkon për organizatorët për mundësimin e këtij iftari. Ne së bashku me ambasadën dhe institucionet e tjera kemi shpërndarë ditët e fundit ndihma për familje në nevojë…”,tha Hado.

Për pjesëmarrësit në iftarin e madh u organizua edhe një program artistik me muzikë dhe këngë të larmishme turke.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit