-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Në Shqipëri “mungon kultura e kompromisit”

Më të lexuarat

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, në një mesazh të postuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se zgjedhjet në Shqipëri janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike.

“Zgjedhjet janë të rëndësishme, por nuk do të zgjidhin çështjet kritike: mungesën e kulturës së kompromisit”, ka shkruar Fuele.

Ai pritet të qëndrojë të hënën në Tiranë, ku do të takojë kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin socialist, Edi Rama.

Vizita e tij është parë si përpjekje për të ofruar një rrugëzgjidhje për miratimin në Parlament të tre ligjeve të përcaktuara nga BE-ja, si kusht që Shqipëria të marrë statusin kandidat.

Opozita kundërshton miratimin e ligjeve që kanë të bëjnë me reformën parlamentare, ndryshimet në ligjin për Gjykatën e Lartë dhe në atë të nëpunësit civil, duke thënë se fillimisht kërkon zgjidhjen e çështjes së qarkut të Fierit.

Opozitarët pretendojnë se shumica ka uzurpuar drejtimin e këtij qarku./rel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit