4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Shqipëri 32.8% e të rinjve janë të papunë, në Kosovë 30.1%

Më të lexuarat

Të papunë, të paarsimuar ose të pa trajnuar, alternativat e vetme për të rinjtë shqiptarë mbeten kafenetë, deri sa të gjejnë një mundësi për të emigruar.

Në të gjithë Evropën, Shqipëria ka normën më të lartë të të rinjve të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk po ndjekin shkollën apo ndonjë trajnim. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) ka ilustruar me një hartë se si është situata e punësimit të të rinjve në Evropë me të dhënat e vitit 2018 dhe Shqipëria fatkeqësisht renditet në krye të Evropës për përqindjen më të lartë të të rinjve të papunë, të paarsimuar dhe pa trajnuar, me 32.8% të totalit, duke ia kaluar edhe Moldavisë, vendit më të varfër të Evropës.

Në Kosovë norma e papunësisë përllogaritet rreth 30.1%.

Image

Papunësia e të rinjve është një fenomen shqetësues në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, përveç Malit të Zi. Në Bosnje dhe Hercegovinë përqindja e të rinjve të papunë ishte 26.4, ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, përkatësisht 24.9 dhe 23.8 për qind.

Për të rinjtë e papunë, rrugëzgjidhje mbetet emigrimi në vendet ku norma e papunësisë së të rinjve është shumë më e ulët. Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, por edhe Kosova, po përjeton një valë emigrimi të grupmoshave të reja drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Norma e papunësisë së të rinjve është më e ulët në vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore. Holanda ka përqindjen më të ulët të të rinjve të papunë, me vetëm 4%. Pas saj renditet Norvegjia ku papunësia të të rinjtë në 2018-n ishte 4.6%.

Në Gjermani, Çeki, Zvicër, Austri dhe Suedi, norma e papunësisë varion nga 6-6.5%.

Në hartën më poshtë janë ngjyrosur me ngjyrosur me blu dhe të kuqe, nga norma më e ulët e papunësisë, deri te norma më e lartë, Shqipëria.

Të rinj janë cilësuar individët e moshës 15-24 vjeç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit