Në garën për vëmendjen e audiencës prej 48 milionë shikuesish të televizionit kabllor të SHBA-së u përfshi edhe kanali i ri televiziv i lajmeve “Al-Jazeera America”.
Bordi i kompanisë premton pasqyrimin e lajmeve më të fundit, dokumentarë të cilësisë së lartë dhe reportazhe nga pikat e nxehta të planetit.
Kanali televiziv arab sponsorizohet nga qeveria e Katarit. “Al-Jazeera” u themelua në vitin 1996 me dekret të Emirit, ndërsa famën ndërkombëtare kompania e fitoi gjatë viteve 2000, kur filloi të pasqyronte sulmet me raketa të trupave amerikane në Afganistan dhe të transmetonte deklaratat e luftëtarëve afgan.