2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Në seancën e ardhme Kuvendi voton Projektligjin për Obiliqin

Më të lexuarat

Komisioni për Legjislacion, me votimin pro – Projektligjit për Obiliqin, hap rrugën për miratimin e tij në Kuvendin e Kosovës në seancën e ardhshme të tij

Në mbledhjen e mbajtur sot të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, u miratua Projektligji për Obiliqin.

Ky Komision është i fundit nga katër komisionet e përhershme që e ka miratuar këtë Projektligj. Pas përfundimit të votimit nga ky komision, projektligji është rikthyer në Komisionin për Bujqësi dhe i njëjti është proceduar për votim në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ka falënderuar edhe anëtarët e këtij komisioni për miratim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit