3.3 C
Pristina
Thursday, December 12, 2024

Në sa ora zgjohen drejtorët e top kompanive botërore

Më të lexuarat

Sa ora zgjohen nga gjumi, pronarët e kompanive më të mëdha?

Magazina angleze Guardian ka zhvilluar një seri të intervistave me shtatë pronarët e gjigantëve të mëdhenjë, respektivisht të disa prej kompanive më të mëdha në botë.

Ata janë pyetur se në ç’orë zgjohen dhe si e organizojnë ditën e tyre.

Në mesin e tyre ishin pronarët e American On Line apo AOL, kompanisë Ericsson e kështu me radhë.

Më poshtë do të prezantojmë në pika të shkurtëra vetëm kohën kur ata zgjodhen nga gjumi dhe si fillon dita e tyre e punës.

Ne do t’u paraqesim pjesë nga intervistat e tyre, sa i përket zgjimit të tyre, por ata që e dëshirojnë gjumin, do të mbeten të dëshpëruar, pasi se dita e këtyre personaliteteve fillon shumë herët.

TIM ARMSTRONG – Drejtor i përgjithshëm në AOL

Zakonisht zgjohem në ora 5 ose 5e15. FIlloj të dërgoj maila, por jo të gjithë janë në orarin tim, kështu që më duhet të pres deri ora 7. Nuk jam gjumash dhe kurr nuk kam qenë i tillë.

JAYNE- ANNE GADHIA – Drejtor i përgjithshëm në Virgin Money

Nuk përdori asnjë pajisje për t’u zgjuar. Gjumi më del rregullisht ora 6e20. Edhe vikendeve zgjohem në të njëjtin termin. Në zyrën time janë ora 8e30.

KAREN BLACKETT – Drejtor i përgjithshëm në MediaCom UK

Tre herë në javë zgjohem në ora 5e45. 45 minuta i kaloj në garazhën time që e kam shndërruar në palestër. Përndryshe ditëve tjera zgjohem kur djali im vjen në dhomën e fjetjes në orën 6e30 dhe 7 të mëngjesit. Punës ia filloj në ora 8e30 dhe 9:00.

HANS VESTBERG Drejtor i përgjithshëm në Ericsson

Në pyetje se sa ora zgjohet nga gjumi, ai thotë se nuk ka ndonjë orarë të rregullt, por zakonisht zgjohet herët. Asnjë ditë nuk është e njëjtë me tjetrën, pasi se kompania jonë kurrë nuk flenë.

HELENA MORRISSEY – Drejtor i përgjithshëm në Newton investment

Zakonisht zgjohem ora 5 e mëngjesit e ndonjëherë edhe më herët. Ngrihem menjëherë nga shtrati, shkoj kontrolloj postën elektronike në kompjuter dhe BackBerry-n tim. Në ora 6e30 nisin të zgjohen edhe fëmijët. Në përgjithësi flen pesë deri në gjashtë orë.

HEATHER RABBATTS – Drejtor jo-ekzekutiv në Asociacionin e futbollit.

“Zakonisht ngrihem ora 6 e mëngjesit, por nga gjumi zgjohem më herët. Gjithmonë kam qenë një tip që zgjohet herët”

/albtme/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit