3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Romë përdhunohet në mes të rrugës turistja

Më të lexuarat

Një turiste australiane, 22 vjeçare është përdhunuar në mes të rrugës dhe më pas ka kaluar në gjendje shoku. Sipas mediave fillimisht turistja është njohur me një djalë të ri në moshë dhe më pas janë shfaqur pamjet e tmerrshme të vajzës, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e humbjes së madhe të gjakut.

Këto imazhe janë fokusuar nga kamerat dhe janë parë nga hetuesit, për të zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në një prej rrugëve të Romës, ku turistja australiane është gjetur pa ndjenja dhe me hemorragji të madhe, raporton noa.
Imazhet flasin për një raport seksual tepër të dhunshëm.
Miqtë e vajzës së re kanë deklaruar se dy të rinjtë janë njohur pak orë para ngjarjes në një prej lokaleve të kryeqytetit italian dhe më pas janë larguar së bashku
Imazhet e kapura nga kamerat, shfaqin çiftin të kapur dorë për dore para aktit seksual.
Pastaj, menjëherë pas raportit seksual, vajza është larguar në gjendje shoku. Mesa duket i riu tunizian, edhe ai i dehur si vajza, ka tentuar për ta ndihmojë atë por pa thirrur strukturat e ndihmës.
E reja është zvarritur rreth 300 metra e gjakosur. Mediat italiane informojnë se i riu tunizian nuk rezulton të jetë akuzuar më parë për ngacmime seksuale.
Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë nga ana e policisë italiane, ndërkohë që tuniziani është identifikuar, dhe mund të akuzohet për ngjarjen./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit