1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Në QKUK nuk ka barna të “Hemofarm”

Më të lexuarat

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton opinionin publik se bazuar në furnizimin e bërë nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk figurojnë prodhime të kompanisë serbe “Hemofarm”, andaj nuk ka nevojë për shqetësime dhe as panik tek pacientët që trajtohen në QKUK.

QKUK-ja sqaron se bazuar në Memorandumin që ka me Doganat e Kosovës dhe me AKPM, e që parasheh që barnat e konfiskuara të dorëzohen në QKUK në formë të donacionit, posedon këta artikuj të Kompanisë “Hemofarm”: Propafen 150 mg tabaleta, Hidroklortiazid Amilorid 50 mg tableta, Sinelip Gemfibrozil 450 mg tableta, Redrirorrk ( dehidroergotoksin) 1.5 mg tableta, Diklofen retard 100 mg tableta.

Këta artikuj janë përdorur që nga momenti i fillimit të zbatimit të Memorandumit dhe nuk janë vërejtur efekte anësore gjatë përdorimit tek pacientët.

Ndryshe, edhe Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura pas lajmit të publikuar nga Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe FDA, ku thuhet se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe “Hemofarm” baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive që çojnë deri vdekje.

Drejtues të AKPM-së, si dhe të Shoqatës Farmaceutike të Kosovës kanë apeluar tek qytetarët që mos të shkaktojnë panik, sepse Kosova nga janari i këtij viti ka bllokuar importin e produkteve “Hemofarm”, transmeton Kosovapress.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit