Shpërthimi ndodhi në një autobus urban në një nga rrugët kryesore të Tel Avivit. Sipas të dhënave paraprake, ka viktima, njoftoi televizioni izraelit. Raportohet se janë plagosur të paktën 10 persona. Në vendin e ngjarjes po shkojnë me urgjencë brigadat e “ndihmës së shpejtë” dhe njësitë e policisë.
Përfaqësuesi i organeve të zbatimit të ligjit deklaroi se versioni kryesor i ngjarjes është – sulm terrorist.