0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

NË PRITJE PËR IPHONE 5, BIEN SHITJET E APPLE

Më të lexuarat

Doni të blini një iPhone por po e prisni versionin 5 të tij? Nuk jeni të vetmit. Kompania do të raportojë fitimet për tremujorin e dytë të vitit këtë javë dhe pritet që numri i shitjeve të iPhone të ketë pësuar rënie në krahasim me tremujorin e parë.

Disa analistë besojnë se shitjet mund të kenë rënë nga 31 milionë në tremujorin e parë, në rreth 25 milionë në tremujorin e dytë që sapo lamë pas. Disa të tjerë presin që numri të jetë diku tek 31 milionë. Ajo që është e dukshme është fakti që numri i iPhone-ve mund të ketë pësuar rënie.

Kjo rënie e shitjeve shpjegohet me faktin që shumë njerëz po presin versionin më të fundit të smartfonit, që do të lansohet në treg në muajin tetor. Edhe pse Apple nuk ka dhënë deklarata të qarta, ka shumë mundësi që versioni i ri të jetë iPhone 5.

Ndërkohë ChangeWave Research ka zhvilluar një sondazh para prezantimit të dy iPhone-ve të fundit dhe rezultatet janë këto:

Shanset e blerjes së iPhone 5 (qershor ‘12)

Shumë mundësi, 14%

Deri diku, 17%

Vështirë se, 59%

Nuk e di, 9%

Shanset e blerjes së iPhone 4S (tetor 2011)

Shumë mundësi, 10%

Deri diku, 11.5%

Vështirë se, 71.5%

Nuk e di, 7%

Siç shihet, shanset e pritjes për të blerë një iPhone 5 janë më të mëdha se ato për iPhone 4S.

Analistët presin gjithashtu që Apple të raportojë një rritje të ardhurash neto prej 35% në fund të vitit. Poashtu, shitjet priten të rriten me 31% duke kapur shifrën 37.3 miliardë dollarë. Çmimi i aksioneve të Apple është rritur me 49% këtë vit. Megjithatë, shitja në njësi e iPhone ra nga 20.2 milionë në periudhën korrik – shtator 2011 në 17 milionë në tremujorin e fundit të 2011.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit