2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Në Pejë, theren me thikë shkaku i pronave

Më të lexuarat

Një mosmarrëveshje rreth pronës në qytetin e Klinës ka kaluar në rrahje, me që rast nga goditjet me thikë dhe mjete të forta janë lënduar disa persona.

Këtë njoftim e ka bërë policia e Kosovës, ku me këtë rast ka thënë se personat e lënduar ishin dërguar menjëherë për në spitalin rajonal në Pejë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se lëndimet ishin nga goditjet me thika dhe gur.

“Efektivët policor kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Kanë filluar fillimisht me hetimin e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet e para dyshohet se personat e dyshuar shtetasit, Robert S. (1972), Gjera S.(1951), Simon S.(1958); Jozef S.(1982), Palë S.(1969), dhe Pjetër S.(1956) , kanë pasur një mosmarrëveshje rreth një prone, ndërkohë kanë kaluar në një konflikt të hapur fizik.

I dyshuari Robert gjatë përleshjes ka përdorur thikë (brisk) dhe ky është arrestuar, ndaluar po ashtu konfiskuar mjeti i mprehtë i përdoruar në cilësinë e provave. Me vendim të Prokurorit Publik është arrestuar dhe ndaluar edhe i dyshuari tjetër Pjetër S.”, thuhet në një komunikatë të Policisë Rajonale të Pejës.

Ndërsa të dyshuarit tjerë gjinden në spitalin rajonal nën përkujdesjen e policisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit