1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Në Parlamentin italian propozohet njohja e Palestinës si shtet

Më të lexuarat

Njohja e Palestinës si shtet vjen në rendin e ditës në Parlamentit italian, raporton (AA).
 
Anëtarët e partisë më të madhe në pushtet, deputetët të Partisë Demokratike me mbështetjen e deputetëve të partive të tjera të majta kanë paraqitur një propozim në lidhje me njohjen e Palestinës.
 
Propozimi pritej që të votohej ditën e nesërme, por për shkak të diskutimeve të tjera të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me paketat e reformave pritet që ky votim të jetë në axhendën e Parlamentit në ditët në vijim.
 
Ndërsa partia opozitare, Partia Bashkimi Verior ka njoftuar se nuk do të votojë propozimin për njohjen e Palestinës pa patur një marrëveshje dypalëshe mes Izraelit dhe Palestinës.
 
– Reagime nga Izraeli –
 
Ambasada e Izraelit në Romë ka reaguar në lidhje me propozimin për njohjen e Palestinës, ku e ka cilësuar propozimin si të parakohshëm. “Çdo njohje e parakohshme, krahas nxitjes së palestinezëve do ti largojë ata nga mundësitë për të bërë paqe me Izraelin”- thuhet në reagimin e Ambasadës së Izraelit në Itali.
 
Suedia është e para që ka njohur Palestinën si shtet duke qenë një vend anëtar i BE-së. Ndërsa vendet si Polonia, Rumania, Hungaria, Republika Çeke, Bullgaria, Qiproja Greke dhe Malta e kanë njohur Palestinën si shtet përpara se të bëheshin vende anëtarë të BE-së.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit