Deputeti i Bahreinit Osama Tamimi dogji flamurin izraelit në seancën e parlamentit të mbretërisë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës. Sipas fjalëve të deputetit, ai futi fshehurazi një kanaçe me benzinë në ndërtesën e parlamentit dhe i vuri zjarrin flamurit.
Tamimi deklaroi se ai dëshironte t’i “dërgonte një mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar” se Bahreini mbështet banorët e Rripit të Gazës, të cilët po i nënshtrohen sulmeve nga Forcat Ushtarake Ajrore të ushtrisë izraelite.
Ndërkohë autoritetet e Bahreinit ndaluan demonstratat në mbështetje të palestinezëve, të cilët jetojnë në Rripin e Gazës. Në tetor të këtij viti qeveria ndaloi zhvillimin e çfarëdolloj mitingu politik në vend.