5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në pamundësi për të agjëruar, ai gjenë mënyra tjera për ta madhëruar Ramazanin

Më të lexuarat

Një djalosh i ri, në pamundësi për të agjëruar, ka gjetur mënyra tjera për ta madhëruar muajin e shenjtë të muslimanëve.

Përmes një videoje i riu shpjegon se pse nëna dhe pjesa tjetër e anëtarëve të familjes së tij nuk do ta lejojnë të agjërojë.

Megjithatë, ai ka një ide. Përpiqet të bëjë pak gjëra, por për ata që ata që i do. Së pari, përmes një çokollate, e përfiton zemrën e motrës së tij – me të cilën zihej kohë pas kohe. Pastaj ai shkon nga ana tjetër e rrugës, për të ndihmuar një nga fqinjët, më pas përdor paratë e xhepit të tij, për të blerë hurme për gjyshen e tij dhe madje i ndihmon nënës së tij në kuzhinë.

Mesazhi i reklamës është i qartë  – janë gjërat e vogla, por të bukura që bëni për të tjerët që e bën Ramazanin edhe më të veçantë.

Së bashku me miliona klikime, reklama ka grumbulluar mbi 45 mijë reagime dhe më shumë se 10 mijë 500 aksione.

“Kjo është në të vërtetë ajo që Ramazani thërret –  duke qenë i mirë me veprime, vepra dhe mendime”, thotë një përdorues i Facebookut.

Tregimi sqaron se një djalë i vogël është shumë i ri për të agjëruar gjatë Ramazanit, por ai gjen një mënyrë tjetër për të festuar frymën e vërtetë të muajit të shenjtë. Që kur u postua më 11 qershor, reklama ka mbledhur mbi 2.3 milionë shikime në Facebook dhe një tjetër 8.8 milionë shikime në YouTube. Reklama definitivisht do të nxis një buzëqeshje të madhe në fytyrën tuaj./30 ditet/.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit