Qendra Tregtare Turke (TTM) është hapur në një nga pikat “më prestigjioze” të Nju-Jork. Projekti është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe do të sigurojë një pjesëmarrje më efektive të eksportuesit turk në tregun e Shteteve të Bashkuara (ShBA).
Duke folur në ceremoninë e hapjes, ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) tha se pas viteve 1980 nën drejtimin e (ish-presidentit) Turgut Ozal në Turqi ka filluar një mobilizim për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit duke u mbështetur në eksport, ndërsa shtoi se që atëherë Turqia ka dalë nga guaska e saj.
Për të siguruar çdo vit punësimin e më shumë se 1 milionë qytetarëve Turqia duhet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike mbi 5,5%, theksoi Zejbekçi, duke shtuar se kjo mund të arrihet duke krijuar financim dhe prodhim të mjaftueshëm.
Nihat Zeybekci tha se gjatë përgatitjes së programit të qeverisë së 65-të për bazë kishin marrë realizimin e një modeli të rritjes ekonomike të mbështetur në eksporte, pra për të prodhuar dhe eksportuar më shumë se sa më parë.
Zejbekçi vuri në dukje se pjesa 3,9 për qind e rritjes totale prej 5,2 për qind që realizoi vendi në dy tremujorët e parë të vitit 2017 ka ardhur nga eksportet dhe prodhimi.
“Ky ishte lloji i rritjes që dëshironim ne. Kjo është edhe arsyeja e mobilizimit që filluam në vitin 2016 në drejtim të eksportit, investimeve dhe rritjes ekonomike. Ne kemi bërë çdo gjë që ka kanë kërkuar nga ne Asambleja e Eksportuesve të Turqisë (TİM), kryetarët e unioneve eksportuese dhe vet eksportuesit, duke përfshirë edhe qendrën ku ndodhemi sot”, përfundoi ministri i Ekonomisë Nihat Zejbekçi në fjalën që mbajti në ceremoninë e përurimit të Qendrës Tregtare Turke (TTM) në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.