Autoritetet e Nju Delhit kanë ndaluar përdorimin e çdo lloj ambalazhi plastik në kryeqytetin indian.
“Duke filluar që nga dita e sotme autoritetet ndalojnë shitjen, përdorimin dhe prodhimin e paketimit plastik në qytet. Ne nuk do të bëjmë asnjë përjashtim”, – tha një zyrtar i administratës së qytetit.
“Lënda plastike përbën një katastrofë të vërtetë mjedisore. Ky lloj paketimi bllokon kanalizimet e qytetit, ai nuk ka aftësi bioriciklimi”, – shtoi ai.