Përballë xhamisë qendrore në Moskë ka filluar shitja e librave fetare dhe sexhadeve. Aty edhe këtë vit është ngritur çadra e madhe në të cilën, për çdo ditë gjatë Ramazanit, do të organizohen iftare për 600 persona.
Rifat Izmaylov, përgjegjës për ngritjen e çadrës në parkun Zafer tha se këtë vit ajo është ngritur për herë të dhjetë.
“Në çadër, në të njëjtën kohë, mund të bëjnë iftarë 300-350 agjërues, por që numri i tyre brenda natës do të rritet në 600. Në të do të organizohen programe të ndryshme me qëllim që njerëzit t’i njoftojnë me kulturën e agjërimit, por edhe atmosferën shpirtërore të Ramazanit”, tha Izmaylov.
(islamgjakova)