Në Millano është hapur sot ekspozita botërore EXPO 2015, e cila do të zgjasë deri më 31 tetor, raporton rel.
Në ekspozitën më të rëndësishme në botë, pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar 144 vende, ndërsa priten mbi 21 milionë vizitorë nga e gjithë bota.
Autoritetet shpresojnë se ekspozita, me ushqimin si temë, do të shërbejë si katalizator për rimëkëmbjen ekonomike.
Megjithatë, sot është raportuar për përleshje midis forcave policore dhe protestuesve që kundërshtojnë politikat ekonomike. kohaislame