-0.5 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Në mbrojtje të kryebashkiakut, u arrestua pasi kishte ndihmuar emigrantët

Më të lexuarat

Në kohën kur në pjesë të ndryshme të Europës, ndjenjat kundër emigrantëve nuk njohin veçse rritje, në një qytezë të vogël të Kalabrisë, vendas e të huaj bashkë kanë dalë në protestë për të mbështetur kryetarin e arrestuar të bashkisë.

Përkrahësit e Domenico Lucanos janë të bindur se ndalimi i tij është bërë për arsye politike. Në 2009-ën, pak pas rizgjedhjes në post dhe disa vite pasi i kishte hyrë politikave mikpritëse të emigracionit, mbi Lucanon shtinë nga dritarja e restorantit ku po hante me miqtë e tij.
Mafia e zonës i helmoi më vonë edhe dy qentë e shtëpisë. Asgjë prej këtyre megjithatë nuk e ndaloi që të vendoste një billboard në hyrje të qytetit kur shkruhej: “ Riace, vendi i mikpritjes“.
Emigrantë nga 20 vende të botës, përfshirë Eritrean, Somalinë, Nigerinë e Pakistanin, e kanë parë nga afër atë tabelë. Riace është shndërruar ngadalë në një model të shumëlavdëruar integrimi, por javën e kaluar Luacanos, njeriut që i ndryshoi jetën shumë italianëve e të huajve, iu vunë prangat me akuzën e nxitjes së emigracionit të paligjshëm. Për Matteo Salvinin, vlera e tij është “zero“, por qindra persona kanë dalë në protestë në mbështetje të kryebashkiakut të përshkruar prej tyre si njeri i ndershëm dhe altruist.
“Ky është një manifestim për të shprehur mbështetjen ndaj Mimmo Lucanos dhe familjes së tij dhe për të treguar se komuniteti i Riaces ka dëshmuar në rrjedhën e viteve se njerëzit mund të mikpriten duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e tyre”, tha Aboubakar Soumahoro, sindikalist.
Mafiozët vrasin, por një kryetar bashkie që bën mirë arrestohet? Kjo nuk ka kuptim, tha për “The Guardian” një protestuese, e identifikuar vetëm si Elisabeta.

Top Channel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit