1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë falet namazi i “Natës së Kadrit”

Më të lexuarat

Besimtarët myslimanë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, kanë falur namazin e Natës së Kadrit, e cila thuhet se mund të jetë në natën e 27 të Ramazanit, por që ka argumente se kjo natë gjendet në 10 netët e fundit të këtij muaji.

Një numër i madh i besimtarëve të Shkupit, sonte u mblodhën në xhamitë e Çarshisë së Vjetër, që bashkërisht të falin namazin e teravisë dhe namazin e Natës së Kadrit.

Ndër xhamitë e mbushura me besimtarë ishte edhe xhamia e Mustafa Pashës në të cilën disa besimtarë u falën në oborrin e xhamisë, për shkak se xhamia ishte e stërmbushur. Besimtarët, pas faljes së teravisë patën mundësi të lexojnë Kur’an, si dhe të ndjekin ligjëratë për vlerat dhe rëndësinë e kësaj nate të madhe.

Në këtë natë të lutjeve përveç leximit të Kur’an-it dhe ligjëratave, tradicionalisht këndohen edhe ilahi dhe kaside, duke organizuar një program të veçantë për këtë natë të vlefshme për besimtarët musliman.

Nata e Kadrit ka mbledhur së bashku qindra besimtarë edhe nëpër xhamitë e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.

Besimtarë të shumtë kanë mbushur xhaminë Et’hem Beu në Tiranë, ku namazi dhe lutjet e besimtarëve janë shoqëruar me ilahi dhe lexim të Kur’anit.

Një ndër xhamitë e tjera e mbushur me besimtarë për të falur namazin e natës së Kadrit ishte xhamia e Kokonozit.

Gjithashtu xhamitë janë mbushur nga besimtarët edhe në qytete e tjera të vendit, si në Durrës, Elbasan, Shkodër, etj.

Poashtu edhe besimtarë të shumtë muslimanë të Kosovës iu drejtuan xhamive për t’i bërë adhurimet e tyre në Natën e Madhe të Kadrit.

Xhamitë e Kosovës ishin të mbushura më shumë se ditët tjera, ku e tillë ishte edhe xhamia Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë e cila ishte e mbushur me qindra besimtarë.

“Nata e Kadrit” shënon fillimin e zbritjes së librit të shenjtë Kur’an-it tek profeti (a.s). Nga Kur’an-i mësojmë se kjo natë është më e vlefshme se 1 mijë muaj, sepse është nata e të mirave për besimtarët musliman, natë e shpresës për mira dhe begati nga Allahu.

Fotografia e Anadolu Agency Shqip

Fotografia e Anadolu Agency Shqip

Fotografia e Anadolu Agency Shqip

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit