1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Në Maqedoni qytetarët përgjohen

Më të lexuarat

Maqedonia është një nga blerësit e softuerit për spiunimin dhe ndjekjen e qytetarëve përmes kompjuterëve dhe telefonave celular.

Në listën e blerësve në kompaninë “Elaman Gmbh” që është shpërndarëse e softuerit për përgjim të sofistikuar ‘Finfisher” që prodhohet nga kompania “Gama group International” është edhe Maqedonia.

Por, nga ana tjetër, nuk dihet se kush është poseduesi i këtij sistemi përgjues, ndonjë nga institucionet e sigurisë apo ndonjë nga operatorët e telefonisë. Me këtë softuer ndiqen dhe lexohen të gjitha të dhënat e kompjuterëve personal dhe telefonave të qytetarëve. Me këtë ndiqet gjithçka që punoni në kompjuterin tuaj, hapjen e faqeve të internetit, çka flisni në fcb apo skype, apo edhe çfarë shkruani me tastaturën tuaj.

Asnjë nga antivirusët apo programe speciale nuk mund të detektojnë apo parandalojnë këtë softuer, pasi që softueri instalohet në kompjuterin tuaj përmes Mozilla, Google chrome, Ëindoës, etj.

Kompania prodhuese “Gama group International” tashmë 15 vite punon në tregun botëror me pajisje të tilla, por ajo kryesisht i shet softuerët e saj në mënyrë sekrete dhe klientët janë qeveritë e vendeve të ndryshme.

Deri tani me softuerit përgjues janë pajisur edhe qeveritë e Çekisë, Austrisë, Bullgarisë, Hungarisë, Gjermanisë, Holandës, por edhe 30 shtete tjera të botës. Këtë program sofistikues e kanë poseduar edhe regjimet e deritanishme të Libisë dhe Egjiptit.

Nga dokumentet e siguruara nga regjimi i Mubarakut, rezulton se janë paguar 380 mijë dollarë për blerjen e këtij softueri. Por, kompanitë e softuerëve si Mozilla tashmë do të hap një proces gjyqësor kundër “Gama group International”, për shkak të keqpërdorimit të licencës dhe prodhimeve të saj. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit