2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në Mali vazhdojnë operacionet më të mëdha ushtarake në historinë e Francës

Më të lexuarat

Në Mali vazhdojnë operacionet më të mëdha ushtarake në historinë e Francës ndaj grupeve terroriste të afërta me Al Kaedën që mbahet përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit.

Në Francë, për shkak të operacioneve të ndërmarra nga ana e njësive franceze kundër grupeve radikale në Afrikë, janë marrë masat e jashtëzakonshme të sigurisë.

Ndërsa një operacion ushtarak për shpëtimin e një personi të marrë peng në Somali të ndërmarrë nga njësitë speciale të Francës përfundoi pa sukses.

Ndërkaq Francën e kaploi frika për shkak të operacioneve të ndërmarra në Mali.

Presidenti i Francës, Fransua Olland (François Hollande) urdhëroi shtimin e masave të sigurisë nëpër godina publike dhe në transportin publik.

Niveli i sigurisë në vend është ngritur në të kuqe që është shkalla e dytë më e lartë e sigurisë.

Ndërkohë në Mali vazhdojnë edhe operacionet ajrore të ushtrisë franceze kundër grupeve radikale të armatosura.

Dëshmitarët okularë pohojnë se avionët luftarak të Francës bombarduan një numër të madh të kampeve të grupeve radikale.

Në deklaratën e tij të bërë Presidenti i Francës, Fransua Olland tha se Franca i shkaktoi dëmet dhe humbje të mëdha armiqve të Francës, por ende nuk u arrit të asgjësohen plotësisht.

Ndërkaq bëhet e ditur se gjatë operacioneve të rimarrjes së qytetit Konna që gjendet në duart e grupeve radikale kanë humbur jetën 11 ushtarë të Malit.

Gjatë përleshjeve në qytetin Konna janë vrarë edhe 10 civilë.

Është marrë edhe vendimi për dislokimin e 2 mijë trupave paqeruajtëse në Mali të përbërë prej ushtarëve të Nigerit, Burkina Faso, Nigerisë dhe Togos për ti dhënën mbështetje trupave të qeverisë në Mali.

Grupet radikale vitin e kaluar kishin vënë nën kontroll pjesë veriore të Malit.

Pas avancimit të këtyre grupeve në drejtim të jugut të vendit qeveria e Malit kishte kërkuar ndihmë ndërsa në mesin e vendeve që dërguan ndihma ushtarake në këtë vend gjendet edhe Franca.

Njoftohet se gjatë një operacioni tjetër për shpëtimin e një francezi që mbahej peng nga grupet radikale në Somali janë vrarë dy ushtarë francez.

Ministria e Mbrojtjes së Francës deklaroi se një pjesëtari të shërbimit informativ të Francës që mbahej peng është vrarë nga ana e militantëve gjatë operacionit shpëtimit. Por, burimet në rajon bënë të ditur se agjenti francez mund të jetë vrarë nga vetë njësitë speciale franceze.

Ndërsa grupi radikal që mbante peng agjentin francez të quajtur Denis Allex përgënjeshtroi lajmet për vdekjen e agjentit në fjalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit