1.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Në lutjen për shi mos e harroni ombrellën ‎(tregim këshillues)‎

Më të lexuarat

Shiu ishte i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kulturave të tyre dhe i gjithë komuniteti ‎po i ndjente pasojat.‎

Pasiqë problemi po bëhej gjithnjë e më i mprehtë, imami vendas e thirri një tubim dhe e ‎organizoi lutjen për shi.‎

Shumë njerëz u mblodhën në një fushë.‎

Imami i përshëndeti kur erdhi. Derisa ai po ecte mes tyre, e vuri re një vajzë të vogël e cila po ‎mbante në dorë një ombrellë të madhe.‎

‎”Përse e ke marrë ombrellën, kur dita është me diell dhe nuk ka asnjë re në qiell?”, e ‎pyeti imami vajzën e vogël.‎

‎”Si për përse? Sepse pas lutjes do të fillojë të bjerë shi”, u përgjigj vajza e hutuar.‎

‎”Po ku është ombrella juaj?”, e pyeti vajza e vogël imamin.‎

Mesazhi i këtij tregimi është i qartë.‎

Të gjithë kishin ardhur për tu lutur për shi, por vetëm vajza e vogël kishte ardhur duke ‎besuar që i Lartëmadhërishmi do t’ua pranonte lutjen.‎

Pershtati: MIftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit