0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Në Lushnje të Shqipërisë treni shtyp një person

Më të lexuarat

Treni i linjës Vlorë-Rrogozhinë aksidentoi për vdekje një person sot në mëngjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08.10, sapo treni kaloi postbllokun në qytetin e Lushnjes. Sipas përgjegjësit të trenit, viktima e seksit mashkull u hodh përpara trenit në krahun e majtë të hekurudhës. Ai dhe trenisti vunë re viktimën të afrohej dhe menjëherë kanë frenuar, por nuk shmangën dot përplasjen.

Sipas dëshmitarëve, treni ishte duke ecur me 20 km/orë dhe mesa duket viktima ka menduar të kalojë krahun tjetër të hekurudhës pa bërë mirë llogaritë me shpejtësinë. Si pasojë e përplasjes identifikimi është tepër i vështirë për momentin.

Ngjarja është parë nga qindra njerëz, pasi në kohën e aksidentit në këtë zonë të Lushnjes zhvillohet edhe tregtia me shumicë e fruta-perimeve. Megjithëse asnjë nga tregtarët e pranishëm nuk ka dhënë detaje në polici rreth ngjarjes.

Burime të policisë thonë se mendohet që viktima të jetë tregtar. Pas aksidentit, treni me mbi 100 pasagjerë qëndroi për rreth një orë në vendgjarje dhe vetëm pasi mbërriti grupi hetimor, ai nisi udhëtimin drejt Rrogozhinës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit