-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Londër hapen 423 xhami të reja, mbyllen 500 kisha

Më të lexuarat

Instituti Gatestone raportoi të dielën për shifra alarmante të mbylljes së kishave në kryeqytetin britanik, një trend i pasqyruar edhe në vendet tjera në Evropë, krahas shtimit të numrit të xhamive të cilat janë të vendosura në vend të tyre.

Duke raportuar mbi ndryshimin e kryerjes së ritualeve fetare në Londër, Instituti Gatestone shkruan: “Londra është më islame se shumë vende muslimane të marra së bashku”, thotë Maulana Syed Raza Rizvi, një prej predikuesve të kryeqytetit.

“Terroristët nuk mund të durojnë multikulturalizmin në Londër“, ka thënë sakaq kryebashkiaku Sadiq Khan pas sulmit të fundit në Westminster.

Kisha United Hyatt ishte blerë nga komuniteti egjiptian dhe do të konvertohet në një xhami. Kisha e Shën Pjetrit është konvertuar në Xhaminë Medina. Xhamia Brick Lane është ndërtuar në një ish-kishë metodiste. Jo vetëm që janë konvertuar ndërtesat, por edhe njerëzit. Në fakt, numri i të konvertuarve në Islam është dyfishuar.

Daily Mail publikoi fotografitë e një kishe dhe të një xhamie pak metra nga njëri-tjetri, në zemër të Londrës. Në Kishën e San Giorgio-s, të projektuar për të akomoduar 1,230 adhurues, u mblodhën për të marrë pjesë në meshë vetëm 12 njerëz, ndërsa në Kishën e Santa Maria, kanë marrë pjesë vetëm 20 sosh.

Xhamia Brune Street Estate ka një problem tjetër: atë të mbipopullimit. Hapësira e saj e vogël mund të akomodojë vetëm 100 vetë. Të premteve, besimtarët duhet të dalin në rrugë për të falur namazin.

Duke pasur parasysh trendet aktuale, krishterimi në Angli po bëhet një relike, ndërsa Islami do të jetë feja e së ardhmes”, shkruan Breitbart.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit